Juventus – Lazio, shikoni çfarë bëri pas ndeshjes Ronaldo (VIDEO)

Cristiano Ronaldo dhe Ciro Immobile, të dy me nga 30 gola gjatë këtij sezoni në Serie A.

Cristiano Ronaldo shënoi dy gola për fitoren e Juventusit ndaj Lazios me rezultat 2:1 në Serie A.

Ylli portugez arriti kuotën e 30 golave duke barazuar në listën e golashënuesve më të mirë në Itali me sulmuesin e Lazios, Ciro Immobile.

Immobile po ashtu shënoi gol në Torino duke realizuar nga penalltia.

Ata të dy tani kanë nga 30 gola, katër xhiro para përfundimit të sezonit.

Përkundër garës së ashpër mes tyre, Ronaldo u ndal dhe u përshëndet me Immobilen pas takimit.


Shtuar 21.07.2020 06:46