Edin Dzeko është në mesin e 21 lojtarëve të thirrur nga Roma për ndeshjen jashtë në Verona kundër Hellas.
Juventusi mund të presë. Gjithçka e konfirmuar, boshnjaku është me ekipin. Madje, trajneri Fonseca, në konferencën e sotme për shtyp u shpreh.
“Dzeko është këtu me ne dhe ai do të jetë pjesë e ndeshjes nesër. Nuk ka kuptim të flasim për këtë shkëmbim sot sepse Dzeko është këtu me ne”.
Lista e lojtarëve të grumbulluar nga Roma.
Portierë: Pau Lopez, Boer, Mirante
Mbrojtësit: Karsdorp, Santon, Mancini, Kumbulla, Spinazzola, Ibanez
Mesfushorët: Calafiori, Cristante, Pellegrini, Villar, Veretout, Diawara
Sulmuesit: Mkhitaran, Dzeko, Pedro, Perez, Antonucci, Kluivert