Juve-Lyon, UEFA studion opsionet në Italinë jugore për shkak të koronavirusit

Për shkak të koronavirus, UEFA mund të vendosë që ndeshja Juve-Lyon të luhet me dyer të mbyllura ose në jug të Italisë.

Ceferin: Jo me dyer të mbyllura

Për momentin, UEFA nuk ka ndërmend ta zhvillojë këtë ndeshje të Ligës së Kampioneve me dyer të mbyllura dhe për këtë arsye Juventus-Lyon dhe Psg-Borussia Dortmund do të zhvillohen normalisht në datën 17 dhe 11 mars.

Presidenti i UEFA-s, Alexandr Ceferin tha: “Ne jemi të vetëdijshëm për situatën, dhe jemi vazhdimisht të informuar”. U krijua një grup pune në UEFA për të vendosur përfundimisht. /albeu.com/


Shtuar 3.03.2020 16:40