Mediet italiane përforcojnë raportimet e tyre për dëshirën e Juventusit për të shitur Paulo Dybalanë.
Argjentinasi dhe klubi nuk po arrijnë gjuhën e përbashkët për rinovimin e kontratës, por duket se tashmë situata ka ndryshuar.
Drejtuesit e bardhezinjëve duan ta shesin 26-vjeçarin, pasi kanë frikë për një largim nën kosto. Covid-19 dhe dështimi në Champions League kanë dëmtuar shumë arkat e klubit italian.
Manchester United dhe Tottenham janë të interesuara për yllin e Serie A, prandaj dhe kampionët duan të dëgjojnë alternativat e tyre. Vera duket se do të jetë e nxehtë, pasi nga krahu tjetër Dybala nuk do të largohet.