Jovic akoma edhe më pranë Milanit

Pasi rezultoi një dështim në radhët e Real Madrid, Luka Jovic kërkon largimin për të rigjetur vetën në në tjetër skuadër.

Futbollisti i cili është aktivizuar vetëm 15 herë duke shënuar 2 gola ka venduar të pranojë transferimin te Milani, që ka shfaqur interes për të. 22-vjeçari është shumë i lidhur me Ante Rebic, i cili luan te kuqezinjtë dhe është e mundur që sulmuesi kroat ta ketë bindur serbin të pranojë kalimin në Serinë A.

Për të veshur fanellën e “djallit”, Jovic duhet të pranojë uljen e pagës, ndërkohë që Milani i ka propozuar Realit marrjen e lojtarit në formë huazimi për dy vjet me të drejtë blerjeje përfundimtare.


Shtuar 17.06.2020 11:09