Jo vetëm Interi, edhe dy gjigandë anglezë po ndjekin nga afër Kumbullën

Vetëm 19 vjec por është nga mbrojtësit më të mirë në Serie A dhe më gjerë.

Marash Kumbulla ka fituar vëmendjen e skuadrave më të mira Europinae. Gjatë afatit kalimtar të janarit për mbtojtësin e Kombëtares u interesuan Interi dhe Napoli por Kumbullua nuk nxitoi teksa merkatoja e verës do të jetë vendimtare për të.

Në ndeshjen ndaj Juventusit mësohet se 4 skout kanë qenë në tribunat e stadiumit të Veronës.

Bëhet fjalë për skuadrat e Manchester United, Manchester City, Eintracht Frankfurt dhe Borussia Dortmund, të cilat kanë dërguar skautët për të parë nga afër futbollistin shqiptar.

Kumbulla nuk ka zhgënjyer askënd, sepse ka qenë ai që ka fituar 11 metërshin e kthyer në gol nga Pazzini. Tri pikë të arta për Veronën, me Marash Kumbullën që e ka festuar në mënyrën më të mirë ditëlindjen. “Eurosport” e ka vlerësuar me notën 8, si një lojtar kyç në prapavijën e ekipit. /albeu.com/


Shtuar 9.02.2020 12:07