Alfonso Dejvis është padyshim zbulimi i këtij sezonit në Champions.
Edhe pse vetëm 19-vjeçar, kanadezi arriti të shndërrohej në një përbindshësh këtë sezon, duke qenë një nga protagonistët kryesorë në fitimin e Champions.
Në prononcimin pas ndeshjes, Dejvis tregon se nuk e kishte imagjinuar, që mund të fitonte një ditë këtë trofe kaq të rëndësishëm, duke e cilësuar si diçka të jashtëzakonshme.
“Jam mirë, është një ndjenjë e jashtëzakonshme. Unë fitova Champions League, nuk do ta kisha ëndërruar as si fëmijë. Në fillim ishte e vështirë, por gjëja e rëndësishme është si e përfundoni, jo si filloni”, tha fillimisht Dejvis.
Koman? Ai mund të luajë në çdo pozicion, është fantastik. Ai luajti shumë mirë dhe shënoi. Ne nuk mund të kërkojmë më shumë.
PSG? Ne luajtëm mirë në mbrojtje, u përpoqëm të luanim futbollin tonë. Duhej t’i mbanim lartë dhe ashtu ndodhi. Mbape, Nejmar dhe Di Maria janë shumë teknikë dhe të shpejtë. Rrezikuan në disa momente, por ai shkoi mirë.
Si mund të përmirësohet? Tashmë jemi në majën e botës. Fillimi i sezonit ishte i vështirë, por në fund fituam tripletën”, përfundoi 19-vjeçari.