Iu ofruan falas, Milani merr vendim për Gotzen dhe Lallanan

Milani ka marrë një vendim në lidhje me dy propozime që ia janë ofruar si lojtarë të lirë gjatë verës, Mario Gotze i Borussia Dortmund dhe Adam Lallana i Liverpool.

Sipas Calciomercato.com, kuqezinjtë po kërkojnë të nënshkruajnë me disa lojtarë të lirë gjatë verës, në mënyrë që të forcojnë skuadrën pa investuar shumë.

Gotze i cili është me Dortmundin që nga viti 2016, iu ofrua klubit milanez në janar.

Sidoqoftë, kuqezinjtë nuk po mendojnë ta nënshkruajnë me të për shkak të pagas së lartë prej 8 milionë eurosh.

Një lojtar tjetër i ofruar kuqezinjve në javët e fundit është 31-vjeçari, Adam Lallana.

Lojtari që u bashkua me Liverpoolin nga Southampton në vitin 2014, i është ofruar disa klube të Serie A, përfshirë Milanit.

Kuqezinjtë nuk janë të interesuar të nënshkruajnë me Lallanan pasi nuk e shohin si lojtar të nivelit të lartë.


Shtuar 15.04.2020 19:44