Ishte në “gjumë” në golin e dytë të Sevillas, plas keq mes dy lojtarëve të Man. United (VIDEO)

Manchester United u eliminua nga Sevilla në gjysmëfinale të Europa League dhe anglezët nuk e kanë përjetuar mirë. Mes lojtarëve madje ka pasur përplasje në fushë, pas golit të dytë që spanjollët shënuan me sulmuesin Luuk de Jong.

Mesfushori Bruno Fernandes dhe mbrojtësi Victor Lindelof janë kapur mes tyre direkt pas golit dhe kamerave nuk u ka shpëtuar ai episod që po bën xhiron e internetit.

Mbrojtësi, të cilit i shpëtoi de Jong nga mbulimi, është treguar i ashpër me shokun e tij të skuadrës. Madje ka arritur deri aty sa e quan “bir k***e”. Zemërimi i tij ishte i madh, ndërkohë që nuk dihet as se me çfarë fjalësh i është drejtuar Bruno Fernandes mbrojtësit.


Shtuar 17.08.2020 08:17