“Ishte e qartë që ky kampionat do të ishte ndryshe” Sarri flet para ndeshjes me Brescian

Trajneri i Juventusit, Maurizio Sarri ka dalë në një konferencë për shtyp para ndeshjes së ditës së nesërme përballë Brecian e vlefshme për javën e 24 të kampionatit.

Tekniku i bardhezinjëve u shpreh se e ishte e qartë që në fillim që ky kampionat do të ishte ndryshe nga ai i fundit.

“Ishte e qartë që në fillim që ky do të ishte një kampionat ndryshe dhe prandaj duhet të gjejmë stimuj nga kjo situatë. Ne do të luajmë kampionatin deri në fund dhe ky mund të jetë stimuli i duhur për të patur motivime të mëdha.”

Lazio-Inter? “Nuk mendoj se do të jetë vendimtare, por për momentin duhet të mendojmë për lojën tonë , duhet të mbledhim sa më shumë pikë që të jetë e mundur. Olimpico do të jetë një ndeshje e rëndësishme por jo vendimtare


Shtuar 15.02.2020 13:34