Ish-sulmuesi i Man.United: Rashford dhe Mbappe janë në të njëjtin nivel

Marcus Rashford dhe Kylian Mbappe janë “padyshim në të njëjtën vijë”, sipas Louis Saha.

Rashford ka kontribuar me 19 gola dhe gjashtë asistime për kauzën e United në 32 paraqitje këtë sezon.

Mbappe në anën tjetër, ka shënuar 18 gola në Ligue 1 – kampionat që u vendos të anulohej me sistemin pikë-për-lojë.

I pyetur nëse anglezi është në të njëjtin nivel me francezin, ish-sulmuesi i United tha: “Aftësitë? Po. Ata janë të dy lojtarët shumë të shpejtë, kanë aftësinë teknike për të dalë nga situatat ku ata rrethohen nga dy ose tre mbrojtës”.

“Sa i përket pozicioneve, Marcus dhe Kylian janë mjaft të ngjashëm. Mendoj se janë në të njëjtin nivel”.


Shtuar 24.06.2020 08:08