Ish-portieri i Tottenham: Mourinho është vetmi që mund ti marrë më të mirën Gareth Bale

Bale nuk po e gjen më veten te Reali i Madridit. Prej kohësh wellsiani po ngroh stolin, për mos llogaritur dëmtimet e shumta.

Jose Mourinho është trajneri ideal për të nxjerrë më të mirën nga Gareth Bale, thotë Paul Robinson.

Ish portieri i Tottenham shpreson që uellsiani të rikthehet në Londër.

30-vjeçari po kalon sezonin më të dobët që prej transferimit në Madrid në vitin 2013.

Ai ka shënuar vetëm 3 gola në 15 paraqitje, në një sezon me luhatje dhe ngritje, e lëndime të shpeshta si gjithmonë.

“Do të doja që të ndodhë”, u përgjigj Robinson kur u pyet për rikthimin e mundshëm të Bale.

“Mendoj se nëse dikush mund të nxjerrë më të mirën nga Gareth Bale, është Jose Mourinho”.

Sipas Robinson, me largimin e Christian Eriksen, ka humbur edhe kreativiteti te skuadra, ndërsa ma ardhjen e Gareth Bale, thotë se do të ndryshonin shumë gjëra.


Shtuar 27.01.2020 15:13