Ish-mbrojtësi i Juventusit: Conte donte Vidalin dhe jo Eriksenin

Ish-mbrojtësi i Juentusit, Ciro Ferrara, ka zbuluar disa fakte interesante rreth transferimit të Eriksen te Interi.

Sipas Ferraras, Erikseni nuk ishte zgjedhja e parë e Antonio Contes, por mosarritja e marrëveshjes me Arturo Vidal bëri që tekniku t’i kthente sytë kah danezi.

Të lidhura

None found

Nerazurët shpenzuan 20 milionë euro për mesfushorin gjatë këtij afati kalimtar, lojtar për të cilin 52-vjeçari nuk beson ishte opsioni i parë i Contes në tregun e transferimeve.

‘’Antonio Conte do të donte që Interi të nënshkruante me Arturo Vidalin para Christian Eriksenit’’, u shpreh ish-lojtari italian.

‘’Conte e shpjegoi këtë shumë mirë: Eriksenit i duhet kohë për t’i kuptuar taktikat dhe funksionimin e ekipit’’, shtoi Ferrara për Tiki taka.

Legjenda foli gjithashtu edhe për pjesën tjetër të ekipit duke u shprehur se Interi momentalisht ka një mesfushë solide dhe të fortë.

Kujtojmë, Conte tentoi që Vidalin ta transferonte në verë, por Barcelona refuzoi për t’u privuar nga shërbimet e lojtarit.

Interi gjendet në poziten e tretë me tri pike larg liderit, Juventus, dhe një pikë larg Lazios. /


Shtuar 19.02.2020 12:16