Për gati dy dekada, Lionel Messi ka bërë që shumë tifozë në mbarë botën të admirojnë futbollin shkaku i lojës së tij.
Kthehemi në vitin 2003, Messi kishte intervistën e parë si lojtarët i Barcelonës në televizionin e klubit, pasi kishte nënshkruar kontratën e tij të pare profesionale.
Të lidhura
None found
“Ata më thirrën mua, më thanë se do më bënin një lojtar profesional dhe ishte diçka ambicioze”, ka thënë Messi kur ishte 16-vjeçar.
“Këtu, lojtarët me moshën 18, 19-vjeçare vazhdojnë të luajnë në akademi, por në Argjentinë me 16 ose 17 ju luani në ligën e parë, pasi atje nuk ka shumë para”.
Argjentinasi i ishte bashkuar Barcelonës më vonë, pasi ishte zbuluar në vendlindjen e tij.
Por, sulmuesi ka zbuluar se nuk e kishte të lehtë jetën në Spanjë.
“Në sezonin tim të parë, kisha një kohë të vështirë këtu”, ka vazhduar ai. “Gjashtë muajt e parë ishte të vështirë, pasi nuk kisha as letrat”.
“Në ndeshjen e parë u lëndova dhe isha për dy muaj i papunë. Ishte diçka e shëmtuar, pasi filloi të më humbiste edhe besimi, isha i mbyllur në dhomën time, nuk flisja me askënd”.
“Mirëpo, ditë më vonë – bashkëlojtarët filluan të komunikonin me mua, ishim disi më të afërt dhe qëndronim së bashku më shumë”.
Kur u bë 17-vjeçar, Messi dëshiron të debutonte në skuadrën e dytë dhe së paku të ishte rezervist aty.
“Dëshiroja që të kaloja menjëherë në Barcelonën B dhe mos të luaja në atë C. Kur kalova në B, kisha mundësinë të shikoja edhe lojtarët e skuadrës së parë dhe entuziazmi ishte i madh”, ka shtuar më tej ai.
/Telegrafi/
