Interi tregon mënyrën e vetme të largimit të Lautaros

Drejtori sportiv i Interit, Piero Ausilio vazhdon të insistojë se Laoutaro Martinez nuk është në shitje. Nesë Barcalona e do, duhet të paguaj kluzolën prej 111 milionë eurosh.

Goal.com ka raportuar se katalanët kanë bërë Lautaron si objektivin kryesor të tyre, dhe janë të gatshë t’i ofrojnë kontratë deri në 10 milionë euro në sezon.

Lautaro aktualisht është në dispozicion për 111 milionë euro, klauzolë e cila aktivizohet më 15 korrik.

“Sa i përket Martinez, ka vetëm një mënyrë që ai të largohet nga Interi, dhe kjo është duke paguar klauzolën e tij”, ka deklaruar Ausilio.

“Një klauzolë që të gjithë e dinë, nuk ka asnjë pikë të fshehur”.

“Është një klauzolë që skadon në pjesën e parë të korrikut, kështu që nuk do të zgjasë për një kohë të gjatë. Kjo është mënyrë e vetme për largimin e tij nga Inter”.


Shtuar 28.05.2020 06:33