Interi shumë pranë nënshkrimit me lojtarin e Chelseas

Interi është pranë zyrtarizimit të blerjes së Victor Moses nga Chelsea.

Zikaltërit prej ditësh janë lidhur me transferimin e nigerianit, por tani pothuajse gjithçka është finalizuar.

Këtë e ka konfirmuar eksperi i transferimeve Fabrizio Romano.

“Victor Moses ka rënë dakord për kushtet personale me Interin. Ai është gati të largohet nga Fenerbahçe – Antonio Conte po e pret atë. Huazimi me mundësi blerje do t’i ofrohet Chelseat”.

Kujtojmë se Moses është i huazuar te Fenerbahce, teksa ka punuar dy sezone bashkë me Conten te Blutë.


Shtuar 20.01.2020 14:55