Interi refuzon ofertën e “frikshme” të Barcelonës për Martinez

Inter thuhet se kanë refuzuar ofertën e parë nga Barcelona me 70 milionë euro, përfshirë Arturo Vidal dhe Nelson Semedo për Lautaro Martinez.

Gazetari i La Gazzetta dello Sport, Nicolò Schira ka raportuar se presidenti Josep Maria Bartomeu e ka vendosur Lautaro në krye të listës së dëshirave të tij përpara tregut të transferimeve këtë verë dhe ishte i gatshëm të ndajë rrugë me dy prej lojtarëve të tij aktual.

Lautaro është lidhur me një transferim në Barcelonë pas rritjes së përformancave të tij në ‘San Siro’ këtë sezon dhe raportet në Itali kanë zbuluar më parë një klauzolë blerëse prej 111 milionë euro në marrëveshjen e tij aktuale.

Por Schira raporton se Blaugranët po kërkonte të gjejnë një zgjidhje për një pjesë me një tarifë më të ulët dhe të shtonte Vidal dhe Semedo në një marrëveshje të mundshme, por Zikaltërit kërkojnë para të plota.

Mesfushori kilian Vidal është vënë në shënjestër të trajnerit Antonio Conte si një shtesë ideale ndaj skuadrës së tij të tanishme dhe Barca shpresonte që mbrojtësi portugez Semedo të mund të shtohej për të vendosur marrëveshjen drejt vlerës së kërkuar.

Raporti pretendon se Barcelona po përgatit një kontratë me vlerë 10 milionë euro në vit për Lautaro, por do të duhet të paguajë shumën e plotë për ta liruar atë nga marrëveshja e tij aktuale në Inter.


Shtuar 23.03.2020 11:27