Inter ka publikuar listën e lojtarëve të përfshirë nga Antonio Conte në Ligën e Kampionëve, me Radja Nainggolan pjesë të saj, derisa janë lënë jashtë Matia Vecino dhe Daniele Padelli.
Zikaltërit janë në të njëjtin grup me Real Madridin, Shakhtar Donetsk dhe Borussia Monchengladbach.
Të lidhura
None found
Pjesë e kësaj liste është edhe Nainggolan, edhe pse ishte shumë pranë transferimit te Cagliari.
Në anën tjetër, mesfushori Vecino është lënë jashtë, së bashku me Padellin.
Lista e Interit për Ligën e Kampionëve:
Handanovic, Hakimi, Gagliardini, De Vrij, Alexis Sanchez, Lukaku, Lautaro Martinez, Kolarov, Sensi, Ranocchia, Perisic, Young, Vidal, Barella, Eriksen, D’Ambrosio, Darmian, Skriniar, Nainggolan, Brozovic, Bastoni, Radu.
Stankovic, Moretti, Pinamonti
