Inter ka gabuar për të dytën ndeshje radhazi pas asaj ndaj Bologna, shkruan Albeu.com.
Zikaltërit nuk kanë shkuar më shumë se barazimi 2-2 në fushën e Veronës.
Vendasit e nisën mirë takimin duke shënuar që në minutën e dytë me Lazovic.
Megjithatë Zikaltërit në pjesën e dytë shënuan dy herë me Candrevan dhe me një autogol të Dimarco.
Kur u mendua se Interi do shkonte drejt 3 pikëve Veloso barazoi shifrat falë një pasimi të Rrahmanit.
Ndërkohë pas 31 javësH Interi mban vendin e 4 me 65 pikë. /albeu.com/
