Interi ka gati kontratën e re për sulmuesin e talentuar

Sebastiano Espozito ishte zbulimi i Interit këtë sezon, me sulmuesin e ri që gjeti shumë herë hapësira në formacionin e Antonio Contes, duke shënuar madje edhe golin e tij të parë si profesionist, me anë të një 11-metërshi.

Conte beson shumë te djaloshi italian dhe ka kërkuar që ta mbajë në skuadër për t’u rritur dhe marrë hapësira gradualisht, ndërsa te Interi janë gati t’i ofrojnë një kontratë të vlefshme për 5 vitet e ardhshme.

Burime pranë klubit zikaltër konfirmojnë se kontrata e re e Espozitos është gati dhe është dakordësuar me menaxherët e sulmuesit, ndërsa tani pritet vetëm data 2 korrik, kur ai të mbushë 18 vjeç dhe të ketë të drejta të plota për të firmosur.

Gjithashtu konfirmohet se do të përmirësohet ndjeshëm edhe paga e djaloshit Italian, që me kontratën e re pritet të fitojë rreth 2 milionë euro në sezon, plus bonuse që lidhen me minutazhin e aktivizimit dhe golat e shënuar.


Shtuar 17.04.2020 19:53