“Interi i ka të gjitha për ta transferuar Messin”

Massimo Moratti deklaron se Interi mund të përballojë blerjen historike të Lionel Messit.

Ish presidenti i Interit, Massimo Moratti, ka deklaruar se ‘Suning Holdings Group’ ka gjithçka që i duhet për ta blerë Lionel Messin nga Barcelona në të ardhmen.

“Tani jam vetëm një tifoz i thjeshtë i Interit, kështu që nuk kam asnjë informacion të brendshëm”, i tha Moratti Quotidiano Sportivo. “Duke thënë këtë, unë e di këtë: Suning ka gjithçka që duhet për të sjellë Messin në Milano, si në aspektin financiar ashtu edhe atë të kompetencave”. /Gazeta Express/


Shtuar 14.08.2020 15:19