Interi gati për të rinovuar me kapitenin Handanovic

Pas mbylljes së merkatos së janarit ku Interi transferoi 3 lojtarë mjaft cilësor është koha të kryej një tjetër punë të rëndësishme.

“Zikaltërit” janë afër marrëveshjes për rinovimin e kontratës me kapitenin dhe portierin e skuadrës, Samir Handanovic.

Sipas raportimeve të ‘Calciomercato’, portieri është pajtuar në parim për një rinovim të kontratës.

Portieri slloven ka pasur paraqitje fenomenale me fanellën e Inter, sidomos që nga koha kur mori edhe shiritin e kapitenit, gjatë sezonit të kaluar. /albeu.com/


Shtuar 1.02.2020 18:10