Interi bllokohet nga Lazio (VIDEO)

Është mbyllur pa fitues supersfida mes Lacios dhe Interit.

Zikaltërit kaluan të parët në avantazh me anë të Lautaro Martinez në minutën e 30-të, teksa në pjesën e dytë në minutën e 55-të, vendasit e Inzagit, vendosën baraspeshën me anë të Milinkoviç-Saviç.

Në minutën e 69-të, kapiteni Imobile, braktisi ekipin, teksa u ndëshkua me karton të kuq, pasi në nerva e sipër goditi me shpullë Vidalin, gjatë një dyluftimi në mesfushë.

Interi nuk e shfrytëzoi superioritetin numerik, teksa për të barazuar forcat në fushën e lojës, mendoi Sensi, i cili në të 86-tën, pas një përplasje me mbrojtësin Patrik u ndëshkua me karton të kuq, edhe ky për sjellje antisportive.

Pas 3 javësh Interi mban vendin e 3 me 7 pikë ndërsa Lazio vendin 9 me 4 pikë.


Shtuar 4.10.2020 15:07