Interi arrin marrëveshjen me Tonalin

Sandro Tonali do të jetë përforcimi i dytë i Interit në merkaton e kësaj vere. Pas Achraf Hakimit, talenti i Brescias shumë shpejt do të veshë fanellën zikaltër.

Sipas Gazzetta Dello Sport marrëveshja mes dy klubeve është arritur me 20-vjeçarin që do të transferohet te Interi, në formë huazimi me detyrim blerjeje për një total prej 35 milionë eurosh.


Shtuar 23.08.2020 10:08