Interesimi i për Messin, Presidenti i Interit: Messi nuk ka qenë kurrë objektivi ynë

Lionel Messi do të vazhdojë sërish të jetë pjesë e Barcelonës të paktën deri në vitin 2021.

Së fundmi në një intervistë presidenti i Interit, Steven Zhang pranoi se argjentinasi nuk ka qenë kurrë objektivi real i zikaltërve.

“Jo, një investim i tillë nuk mund të jetë pjesë e projektit tonë. Të paktën jo në këtë moment. Inovacioni, planifikimi, rritja e vazhdueshme, stabiliteti ekonomik janë gurët e themelit tonë. Duke ndjekur këtë rrugë, e cila përfshin planifikim afatgjatë, ne do të arrijmë rezultatet dhe qëllimet e planifikuara. Ne do ta rikthejmë Interin aty ku e ka vendin, qoftë në nivelet kombëtare, edhe ato ndërkombëtare”, tha Steven Zhang.


Shtuar 17.09.2020 10:14