Infermieria “full”, Zidane zbulon dy yjet e dëmtuar së fundmi

Trajneri i Real Madridit, Zinedine Zidane ka bërë të ditur se skuadra e tij nuk do të jetë e kompletuar në Superkupën e Spanjës.

“Los Blancos” takohen në gjysmëfinale me Valencian në formatin e ri të Superkupës së Spanjës që do të zhvillohet gjatë javës në Arabinë Saudite.

“Bale dhe Benzema janë të lënduar, por ne jemi Real Madrid”, tha Zidane në konferencë për media, transmeton lajmi.net.

Real Madrid është ballafaquar me numër të madh të futbollistëve të lënduar gjatë këtij sezoni, përfshirë përforcimin e ri, Eden Hazard.


Shtuar 8.01.2020 12:30