Imobile flet për të kaluarën te Dortmund: E takova Klopin në momentin e gabuar të karrierës

Çiro Imobile është duke zhvilluar një kampionat të shkëlqyer me Lacion, teksa ia ka dalë të realizojë 26 gola deri në këtë pikë të Serisë A.

Sulmuesi është vënë pas rekordit të Higuain me Napolin, kur argjentinasi realizoi 36 herë.

Një shifër mëse e arritshme me formën që Imobile po ruan në këtë sezon. Së fundmi, bomberi ka kujtuar edhe kohën kur luante te Borusia e Dortmund nën urdhrat e trajnerit Jurgen Klop. Imobile thekson se me gjermanin është takuar në kohën e gabuar, pasi do i kishte pëlqyer të punonte me të kur të ishte në formë më të mirë.

“Gjatë gjithë sezoneve kam pasur një mesatare të mirë shënimi. Dua të falënderoj trajnerin Jurgen Klop pasi jemi takuar në momentin e gabuar për mua dhe për skuadrën e Dortmund. Do të më pëlqente të punoja me të në një kohë kur forma ime fizike të ishte më e mirë”, u shpreh Klop.


Shtuar 20.02.2020 18:31