Ighalo do të sakrifikojë 83 mln euro për Manchester United

Odio Ighalo do të rrezikojë 83 milionë për të provuar veten te Manchester United.

The Daily Star ka shkruar se Ighalo është i gatshëm të rrezikojë një kontratë të re me Shanghai Shenua, me vlerë 83 milionë euro, për të qëndruar te Unites për pjesën e mbetur të sezonit.

Ighalo u huazua nga Manchester United jananrin e kaluar, një lëvizje që ka rezultuar e sukseshsme, me lojtarin që ka shënuar katër gola në tetë ndeshje.

Kontrata e tij me Djajtë e Kuq skadon këtë fundjavë dhe atij i është kërkuar të kthehet në Kinë, ku Shenua po përgatitet për fillimin e sezonit të ri muajin e ardhshëm.

Megjithatë, dëshira e Ighalo është që ta mbyllë sezonin e Premier League me United, që do të donte ta mbante në ekip si zëvendës të Marcus Rashford.

Mes dy klubeve po zhvillohen negociata dhe Ighalo i është lutur Shenhua-s që ta lërë të qëndrojë me United.

30-vjeçarit i ëshhtë ofruar një kontratë e re 3-vjeçare me 532 mijë euro në javë, por presidenti i Shenhua-së, Wu Xiaohui, ka bërë të qartë se kushtet e kontratës do të rishikohen nëse nigeriani nuk do të kthehet menjëherë.

Situata duhet të zhbllokohet në 48 orët e ardhshme, me Ighalo-n që duket se është gati të rrezikojë marrëveshjen e re marramendëse për të mbyllur sezonin me ekipin e Ole Gunnar Solskjaer.


Shtuar 29.05.2020 16:12