Ideja e çmendur, Messi ribashkohet me Neymar te PSG?

Bordi drejtues i Barcelonës do ti kërkojë klubeve të interesuara për Leo Mesin të paguajnë klauzolën prej 700 milionë euro të argjentinasit nëse sulmuesi vendos të largohet.

E ardhmja e Mesit tek Barcelona është në dyshim të madh pas sezonit zhgënjyes që kaluan pa fituar asnjë trofe.

Me një vit të mbetur në kontratë, Mesi nuk do ta ketë të lehtë të largohet nga Barcelona edhe nëse vendos për një aventurë tjetër.

Sipas “El Mundo Deportivo”, drejtuesit e Barcelonës do ti kërkojnë skuadrave të interesuara për Mesin që të paguajnë klauzolën prej 700 milion euro të sulmuesit, nëse argjentinasi vendos të largohet.

Gazeta spanjolle pretendon gjithashtu se nëse PSG arrin një marrëveshjë me Mesin, atëherë ekipi francez do shikojë mundësinë të paguajë klauzolën ose të paktën ti afrohet me një ofertë të kënaqshmë për Barcelonën.

PSG po mendon të bashkojë sërish Nejmarin dhe Mesin por këtë herë në Francë.


Shtuar 23.08.2020 16:16