Icardi vendos në dyshim të ardhmen, Chelsea fut “hundët” menjëherë

E ardhmja e Mauro Icardit është mes tre skuadrave. Mund të qëndrojë te Paris Saint Germain edhe pse problemet që ka patur sëfundmi me trajnerin Thomas Tuchel që nuk e ka aktivizuar si titullar mund të bëjnë që kampionët e Francës të mos e blejnë nga Interi për shumën e 70 milionë eurove.

Gjithsesi pretendët nuk mungojnë për Mauriton pasi përveç Juventusit që e kërkon me ngulm prej më shumë se 1 viti, në skenë ka dalë edhe Chelsea. Blutë e Londrës janë në kërkim të një bomberi që mund t’u garantojë minimalisht 30 gola në sezon dhe Icardi ka profilin e duhur.

Sipas mediave angleze Chelsea nuk do të mendohej dy herë për të derdhur në arkat e Interin shumën e 70 milionë eurove për të blerë kartonin e sulmuesit argjentinas.


Shtuar 24.02.2020 15:08