Ibra sulmon keq trajnerin e Suedisë, shkak bëhet Kulusevski

Suedia u mposht mbrëmjen e djeshme nga Franca me rezultatin minimal 0-1.

Në formacionin e vikingëve nuk kishte vend për talentin e Juventusit, Kulusevski.

Edhe pse shkëlqeu në Serie A sezonin që lamë pas, trajneri Janne Andersson ka vendosur ta lërë në stol.

Kjo ka sjellë edhe reagimin e sulmuesit të njohur, Zlatan Ibrahimovic, i cili nuk ka nguruar aspak të sulmojë kreun e pankinës suedeze. Madje e shkuara nuk ka qenë e mirë mes tyre.

“Çfarë shaka e keqe. Një tjetër provë. Persona të paaftë në pozicione të gabuara që mbysin futbollin suedez“, shkruan 38-vjeçari që mbron fanellën e Milanit.

Edhe vet Kulusevski kishte mbetur i habitur me zgjedhjet e trajnerit, duke e lënë atë në bankë rezervë mbrëmë.


Shtuar 6.09.2020 15:49