Tifozi i Milanit ka udhëtuar më shumë se 13 mijë kilometra për të parë skuadrën e zemrës, por gjithçka dështoi pas vendimit të djeshëm të Ligës italiane për të shtyrë takimin.
Bëhet fjalë për David Mora Cvitanic, i cili zbuloi nëpërmjet rrjeteve sociale se kishte udhëtuar nga Patagonia, një rajon në skajin më jugor të Amerikës së Jugut, mes Argjentinës dhe Kilit, por që nuk do të mund të shohë Milanin e tij.
Për më tepër, Cvitanic nuk do të mund të vizitojë as muzeun e klubit kuqezi pranë stadiumit “San Siro”, gjithashtu i mbyllur për shkak të gjendjes alarmante të shkaktuar nga përhapja e Coronavirusit në vendin fqinj.