Lionel Messi, nuk u largua në verë nga skuadra spanjolle, pasi nuk u lejua nga presidenca. Argjentinasi donte të ikte si futbollist i lirë, pasi po vuan te spanjollët.
El Chiringuito së fundmi ka postuar disa imazhe të tij në stërvitje. Ai duket i izoluar prej të gjithëve dhe po vuan në seancat stërvitore, pasi është i shkëputur nga pjesa tjetër e lojtarëve.
33-vjeçari nuk ka pëlqim të madh as për trajnerin Ronald Koeman. Ata kanë pasur një bisedë paraprake të acaruar ku holandezi i ka bërë me dije se nuk do të ketë privilegje.