Ylli i Juventus, Cristiano Ronaldo, është më në fund i gatshëm që të kthehet në Torino.
Cristiano Ronaldo ka qenë mbrëmë në qendër të vëmendjes, pasi portugezi iu shfaqen disa probleme që ia pamundësonin rikthimin në Itali.
Të lidhura
None found
Avioni i CR7-ës ishte ndaluar në aeroportin e Funchal, pasi kishte probleme me autoritetet e Madridit.
Por së fundmi mediat përtej Adriatikut, konfirmojnë se avioni privat i portugezit tashmë ka ateruar në Madeira, dhe gjithçka duket gati për rikthimin e Ronaldo në Torino.
35 vjeçari do t’i kalojë dy javë në vet-izolim, para se të rikthehet në stërvitjet me klubin bardhezi.
