Pasioni për Lionel Messin nuk njeh kufij, dhe MARCA ka udhëtuar në Indonezi për të mësuar rreth Surya Wijaya dhe koleksionit më mbresëlënës të fanellave të Argjentinasit në botë, shkruan Albeu.com.
Jo vetëm që ka uniforma të Barcelonës në koleksion, por edhe fanellat e Argjentinës me emrin e Messit të shtypura në anën e pasme.
“Unë kam 200, të kem koleksionin e fanella që kam sot unë kam shpenzuar shumë para dhe kohë në 11 vitet e fundit të jetës sime,” shpjegoi Wijaya.
“Shumë njerëz më thonë që unë unë jam vërtet i çmendur pasi kam këtë hobi, por unë u them atyre se është jeta ime dhe pasioni im. Kam blerë disa prej tyre në dyqane këtu në Indonezi, por shumica e tyre i bleva në internet dhe ata i dërguan tek unë, ato janë të gjitha fanella origjinale, por unë nuk kam asnjë që Messi ka veshur në një ndeshje.
Wijaya e bëri të qartë mbështetjen e tij për Barcelonën më vonë në intervistë.
“Unë kam qenë një tifoz i Barcelonës dhe Argjentinës qysh para Messit, sepse më pëlqeu shumë Riquelme ”, shtoi ai. Uniforma që më pëlqen më shumë është modeli që ai veshi kur fitoi Ligën e Kampioneve, kur shënoi golin në finale kundër Manchester United. /albeu.com/