Humbja ndaj Valencias “zgjon” Barcelonën, nis ofertën për Lautaron

Barcelona pësoi humbje 2:0 sot nga Valencia në kuadër të javës së 21 në La Liga.

Menjëherë u vërejt mungesa e një qendërsulmuesi, teksa askush nuk arriti ta mbushte boshllëkun që la Suarez i cili u lëndua ndaj Atletico Madridit.

Sipas Catalunya Radio, Barcelona ka dërguar ofertën e saj drejt Interit për nënshkrimin e Lautaro Martinez, menjëherë pas humbjes nga Valencia sot.


Shtuar 25.01.2020 22:41