Historike: Ferencvaros i Myrto Uzunit kualifikohet në Champions, shqiptari shënon por i anulohet goli

Ferencvarosh kualifikohet ne grupet e Champions League.

Skuadra hungareze ku luan edhe futbollisti i kombëtares shqiptare, Myrto Uzuni ia doli në fazën “Play Off’ të kalonte norvegjezëve të Moldes.

Skuadrat takimin e dytë e mbyllën në bazim pa gola, por Ferncvarosh, u kualifikua, pasi në Norvegji kishte barazuar me rezultatin 3-3.

Ashtu si në takimin e parë, Uzuni e luajti ndeshjen nga fillimi në fund. Kujtojmë që në takimin e parë, futbollisti beratas ishte autor i një prej golave të skaudrës hungareze.

Ndërsa në dy takimet (Dinamo Kiev – Gent dhe Omonia – Olimpiacos) u kualifikuan Dinamo Kiev dhe Olimpiacos.


Shtuar 29.09.2020 21:22