HISTORIA: Zbulohet pse të gjithë tifozët në Gjermani e urrejnë presidentin e Hoffenheim

Në Bundesliga vazhdojnë ofendimet ndaj Dietmar Hopp, pronari i Hoffenheim, manjat i informatikës dhe personi i 96-të më i pasur në planet! Pas kaosit në ndeshjen Hoffenheim-Bayern Munich, ku u ndërpre gjithçka dhe madje lojtarët 15 minutat e fundit vetëm pasuan topin mes tyre, protesta të tjera ka pasur kudo, në stadiume të ndryshme.

Rasti i fundit te Eintracht Frankfurt-Werder Bremen në Kupën e Gjermanisë… “Bir k**ve!”, kjo fjalë është parë kudo dhe drejtuar pikërisht multimiliarderit gjerman!

Por, lind pyetja: pse kaq urrejtje ndaj Dietmar Hopp dhe pse pikërisht tani ka shpërthyer më shumë se sa duhet? E thjeshtë: në verë do të mbushën 20 vite që kur thuajse 80-vjeçari është ngjitur në fronin e Hoffenheim, që nga ekip province është bërë realitet interesant në Gjermani!

“Klube plastike” quhen nga fansat e Bayern, Dortmund dhe kështu me radhë, duke i ngjarë shembullit Leipzig dhe Red Bull që komandon. Dietmar Hopp mori Hoffenheim në kategorinë e tetë gjermane dhe e çoi që të luante edhe në Champions League!

Në Bundesliga, ekziston rregulli që vendos se si 51% i një klubi nuk mund t’i përkasë një personi apo firme! Duhet të jetë gjithmonë populli aksioneri kryesor, por Hopp, që nuk i përgjigjet këtij rregulli, u bë simboli i një futbolli ku paratë janë pushteti! Hopp zotëron 100% të aksioneve dhe kjo shqetëson tifozët e klubeve të tjera!

Protestat lindin nga këtu. Veç kësaj, sipas Forbes, Hopp është ndër miliarderët më të pasur të 2019 dhe i 23-ti ndër më të pasurit në botën “tech”, pra teknologjike në vitin 2017. Pasuria e tij është e llogaritur 14.7 miliardë dollarë. i martuar më dy fëmijë, 79-vjeçari ka hyrë në botën e futbollit në vitin 1989 duke marrë Hoffenheim (kategoria e tetë gjermane) në vitin 2008, duke u ngjitur vit pas viti deri te kualifikimi në Europa League dhe Champions League. Hopp ka investuar shumë në stadium dhe infrastruktura.

E famshme shprehja e tij se “pa para, futbollistët e mirë nuk do të prodhoheshin! Do të shihnim futboll ku luhet për amatorët dhe për një gotë birrë apo një salçiçe. Ndaj, duhen investimet dhe madje të mëdha”.

(telesport)


Shtuar 6.03.2020 19:13