Samuel Eto e ka parë vetën shumë ngushtë në fillim të vitit 2011 teksa filloi të kuptojë se diçka nuk ishte në rregull me financat, shkruan Albeu.com.
Sipas “Marca”, bëhet fjalë për agjentin e ish-lojtarit nga Kameruni teksa Eto i kishte besuar pronat por fitimet i mbante agjenti i lojtarit duke i kaluar këto prona në emër të dikujt tjetër, ndërsa Eto fitonte shumë pak, teksa e gjithë kjo lojë ishte kryer nga agjenti, Jose Maria Mesalles.
Por si ndodhi kjo? Sulmuesi kishte vendosur besimin e tij të plotë te agjenti Mesalles që kur ishte 22 vjeç, duke e lejuar atë të blinte, shesë, të bënte transferime, të menaxhonte pagesat e tij nga Interi, të gjitha duke përdorur paratë e lojtarit. Edo gjë që Eto’o kishte fituar , e cila ishte 40 milion euro vetëm midis 2006 dhe 2009, u vu në duart e Mesalles.
Kompania e lartpërmendur zotëronte një numër të pasurive të çmuara Eto’o: katër shtëpi në Palma, Barcelona dhe Paris, një ndërtesë e tërë në Douala (Kamerun) , vendet e parkimit, depot dhe një Bentley.
Ishte në atë pikë që Eto’o e kuptoi që kjo kompani nuk zotëronte praktikisht asgjë më dhe të gjitha veprimet e saj u kryen nga agjenti i tij ose kompanitë nën emrin e tij.
Eto’o gjithashtu e gjeti veten në borxh nga disa hua që u kishte bërë atyre kompanive.
Në atë kohë, sulmuesi ishte duke luajtur për Anzhi Makhachkala në Rusi dhe, pasi u këshillua me miqtë e ngushtë, ai hoqi dorë nga të gjitha fuqitë e Mesalles dhe ngriti një padi kundër tij. Në fund, ai ishte në gjendje të rimarrë pasurinë e tij të madhe. /albeu.com/