Higuain në bisedime për tu larguar nga Juventusi, Pirlo po punon për sulmuesin e ri

Andrea Pirlo ka identifikuar sulmuesin e ri të Juventusit.

Andrea Pirlo ka zhvillaur të hënën stërvitjen e tij të parë si trajner i Juventusit.

Ish mesfushori ka filluar të punojë në detyrën e re dhe krijimin e skuadrës për edicionin e ardhshëm.

Një prej kërkesave kryesore të Pirlos është transferimi i futbollistëve të rinj dhe largimi i atyre që i konsideron se nuk janë të nevojshëm për planet e tij.

“Sky Sport” raporton se Pirlo ka identifikuar sulmuesin e Romës, Edin Dzeko si objektivin kryesor për transferim gjatë afatit kalimtar të verës.

Gonzalo Higuain është në bisedime për shkëputjen e kontratës në Torino dhe Pirlo tashmë ka gjetur partnerin e ri të Cristiano Ronaldos dhe Paulo Dybalas.


Shtuar 25.08.2020 07:30