Higuain drejt largimit, Juventusi rrëmben sulmuesin e rivalëve

Juventusi ka nisur punën të gjejë zëvendësuesin e Gonzalo Higuain dhe emri që përmendet më shumë në këtë kohë është ai i Arkadiusz Milik.

Futbollisti i Napolit me shumë mundësi do të largohet në verë dhe “Zonja e Vjetër” ka nisur kontaktet me menaxherët e futbollistit.

Higuain pritet të rikthehet në Argjentinë te River Plate, ndërsa Juvja nuk do të gjendet e papërgatitur.

Torinezët po mendojnë që të bindin Milik dhe gjasat janë që një marrëveshje e tillë të ndodhë sipas asaj që shkruan Calciomercato.com.

Opsionet e parë të kampionëve të Italisë janë Mauro Icardi nga Interi, por futbollisti është një tentativë e shtrenjtë me PSG që e ka në duar.

Në krahun tjetër është dhe Gabriel Jesus nga skuadra e Manchester City-t, por torinezët i druhen një çmimi të kripur.


Shtuar 8.05.2020 14:07