Krzysztof Piatek është edhe zyrtarisht një futbollist i Hertës së Berlinit.
Sulmuesi polak i ka dhënë lamtumirën Milanit dhe pasi kaloi sot vizitat mjekësore, nënshkroi një kontratë afatgjatë për klubin gjerman, i cili e bleu atë për 27 milionë euro nga kuqezinjtë.
Futbollisti shkëlqeu në gjysmën e vitit të tij të parë me Milanin, por më pas me fillimin e edicionit aktual ishte thuajse një lojtar tjetër, pasi gabonte edhe gjërat më të thjeshta para portës.
Për të kthyer përsëri nuhatjen para portës, Piatek ka hequr dorë edhe nga numri i bomberit, ai 9, duke zgjedhur 7-ën te klubi gjerman.
Ai në fillim të sezonit mori 9-ën e mallkuar te Milani, por nuk arrit ta thyente këtë mallkim dhe përfundoi duke u larguar pa lënë gjurmë si paraardhësit e tij që nga koha e Inzagit, i fundit që veshi me sukses atë fanellë.