Henry për Arsenalin e pamposhtur të sezonit 2003-2004: Stërvitja ishte një luftë e vërtetë

Arsenali ka shënuar një nga edicionet më të mira në historinë e Premier League teksa në sezonin 2003-2004 ia doli të fitonte titullin pa u mposhtur në asnjë ndeshje.

Ajo skuadër e përbërë nga emra si Henri, Kempbëll, Ture etj…, kujtohet me nostalgji. Pikërisht, asaj kohe i është rikthyer edhe ish-sulmuesi Tierri Henri, i cili shprehet se stërvitjet e topçinjve ishin të karakterizuara nga një luftë e ashpër.

“Në sesionet e stërvitjeve duhej të përballeshe me Kempbëll, Ture, Kjeun. Çdo mëngjes ishte e njëjta situate dhe duhej të viheshe përballë tyre. Ishte shumë e vështirë stërvitja. Ndonjëherë luftonim ashpër gjatë seancave, një betejë e vërtetë.

Por, titujt nuk fitohen vetë pa pasur një mentalitet të caktuar. Duhet të kesh egon e duhur dhe respektin për skuadrën. Ne na duhej të përplaseshim sepse kishim të gjithë të njëjtën sjellje dhe vullnetin për të fituar”, u shpreh Henri.


Shtuar 7.05.2020 16:24