Eden Hazard ka treguar se është i gatshëm të rikthehet në aksion për Real Madridin, duke i shfaqur aftësitë në stërvitje.
Gjatë një seance stërvitore të mërkurën, Hazard i shfaqi cilësitë duke i shënuar dy gola të mrekullueshëm.
Bashkëlojtarët e sulmuesit belg ishin aq të mahnitur me golat e tij saqë i duartrokiten atij.
Besohet se Hazard do të rikthehet në fushë kundër Celta Vigos të dielën mbrëma.