Hazard nuk po gjen qetësi, në dyshim për ndeshjen ndaj City-t

Real Madridi përpos humbjes ndaj Levantes ditë e djeshme që e zbriti në vendin e dytë me 2 pikë më pak se Barcelona ka humbur dhe Eden Hazard.

Belgu la fushën e lojës në minutën e 62′ dhe sipas raportimeve të fundit është në dyshim per ndeshjen e Champions përballë Manchester City-t.

Kujtojmë që Hazard ka vetëm 2 javë që u rikthye nga një dëmtim që e mabjti atë për shumë kohë jashtë fushës edhe pse fillimisht u raportua për një dëmtim të lehtë.

Në kampin madrilen janë të frikësuar se një gjë e tillë mund të ndodhë sërish. /albeu.com/


Shtuar 23.02.2020 10:11