Hazard mungon ndaj Bilbao, Zidane zbulon arsyen

“Los Blancos” luajnë sot kundër Bilbao. Në këtë ndeshje skuadra nuk mund të llogarisë në shërbimet e Hazard.

Sipas fjalëve të trajnerit Zinedine Zidane, Hazard nuk do të jetë me skaudrën, pasi është duke kaluar në kohëra të vështira.

“Eden po kalon kohëra të vështira këto ditë dhe ne nuk duam të rrezikojmë asgjë, dhe ai është i pari që është pajtuar për këtë”, ka thënë Zidane.

“Me shpresë, është një gjë e vogël dhe ne mund ta shohim atë përsëri në aksion para fundit të sezonit”, ka shtuar francezi.

Ky është sezoni i parë i Hazard në Madrdi, që kur kompletoi transferimin 100 milionësh nga Chelsea.

Lojtari është goditur nga shumë lëndime, duke startuar në vetëm 13 ndeshje gjatë këtij sezoni.


Shtuar 5.07.2020 09:43