Categories: Uncategorized

Halili: Kemi bërë revolucion, për 10 ditë kemi gati ekipin për Champions, do ulemi të flasim me Egbo

Presidenti i Tiranës, Refik Halili, është shfaqur shumë i emcionuar në daljen e pare publike pasi u zyrtarizua titulli i 25-të kampion i bardhebluve.

Në “Rubrika Sportive” ai falënderoi ekipin, ndërsa zbuloi se brenda 10 ditëve do të zyrtarizohej edhe merkato e skuadrës në funksion të Europës.

Të lidhura

None found

“Të them të drejtën po shihnim ndeshjen, jemi shumë të gëzuar e emocionuar. Nuk pushojnë urimet nga të gjitha anët. Jam i gëzuar që arritëm t’i shtojmë një tjetër trofe klubit të Tiranës, është gëzim i madh.

Kjo vjen pas shumë mundi e përpjekjesh, kontributi është i jashtëzakonshëm i të gjithë skuadrës, nga fillimi e deri në fund të kësaj jave. Ia kushtoj të gjithë ekipit, në veçanti tifozëve që na kanë mbështetur kudo që kemi luajtur. Kanë dhënë kontribut të jashtëzakonshëm, jam i lumtur që pas shumë përpjekjesh, pas 11 vitesh që nuk kishim marrë trofe, e kthyem përsëri.

Fakti ëhstë që jam edhe pak i emocionuar, por edhe pak i bllokuar. Unë do të thoja që merita është e të gjithë skuadrës, pastaj mund të flasim gjerë e gjatë. Do të thoja falënderime dhe merita është nga i pari e deri te punëtori i fushës.

Champions? Kemi piketuar dhe besoj brenda 10 ditësh do të jemi të gatshëm me blerjet e reja, që do të jenë të pakta. Do të shohim rinovimet në skuadër, për 10 ditë do të kemi ekipin për të shkuar me dinjitet e përfaqësuar Shqipërinë me një skuadër shumë të mirë.

Egbo? Nuk mund të hidhet poshtë kontributi i të gjithëve, deri te trajneri, kështu që Egbo ka një kontribut të jashtëzakonshëm. Mund të flitet çfarëdo, është i pari i huaj që merr trofe me klubin tonë. Krahas kësaj ka rezultate mjaft të mira, ndaj nuk mund të themi nuk do të diskutojmë, kemi folur, do të ulemi e do të vendosim se çfarë do të bëhet për të ardhmen.

Të gjitha dokumentet tatimore, ligjore e sportive i kemi plotësuar me kohë. Kemi marrë konfirmimin e licencimit, jemi në rrugën e mbarë. Edhe një herë, kemi bërë një revolucion të jashtëzakonshëm, ju kam ndjekur prej dy vitesh që ka probleme. E tillë ka qenë gjendja por klubi ka qenë me financa të shëndosha, u deshën shumë të ardhura për të përballuar atë të keqe. Po shkojmë drejt finalizimit për ta bërë klubin të bardhë. Kemi bërë revolucion, kemi bërë pastrime, licencimin e kemi hallall edhe nga Perëndia. Jemi të pastër e jemi në rrugën e duhur e shpresojmë të ecim para.

Sa u përket tifozëve, vazhdoj të them se ata duan fitore. Jam shumë i paster e korrekt, jam në rregull e nuk shqetësohem fare. Nëse do të isha në ditë të zezë do të thoja ku ma kanë marr vesh, tifozët janë aseti më i çmuar i klubit”, tha Halili.

të fundit

Horoskopi ditor për 1 nëntor 2026

Dashi Ditë paksa e lodhshme për shkak të një Hëne disi problematike. Nuk ka asgjë për t’u shqetësuar, pasi tetori…

7 minutes ago

Volkswagen vendos në pritje projektin e Golfit elektrik

Volkswagen ka vendosur të pezullojë përkohësisht zhvillimin e modelit të ri elektrik ID. Golf, në kuadër të përpjekjeve për të…

7 hours ago

Barcelona përgatit ofertën për një nga shtyllat e PSG-së, synon transferimin e Pachos në janar

Barcelona po shqyrton mundësinë e përforcimit të repartit defensiv gjatë afatit kalimtar të janarit, ndërsa në listën e emrave të…

7 hours ago

Shooting at a California store kills pregnant 31-year-old woman and injures six people

Një ngjarje e rëndë ka tronditur Kaliforninë në SHBA, ku një 31-vjeçare shtatzënë ka humbur jetën pas të shtënave me…

8 hours ago

Nivokazi i jep barazimin Sionit, ndërsa Hajrizi shënon autogol

Sioni ka shpëtuar një pikë në udhëtim te Luzerni, në një ndeshje ku protagonistë ishin dy futbollistët e Kosovës, Kreshnik…

8 hours ago

Director of the Istanbul Stock Exchange arrested on suspicion of bribery and links to a criminal organization

Një zhvillim i ri ka tronditur sektorin financiar në Turqi. Korkmaz Enes Ergun, drejtori i përgjithshëm i Bursës së Stambollit…

8 hours ago