Bledar Devolli, para se të mbylleshim të gjithë në karantinë, la të rinjtë e Tiranës dhe gjithashtu u shpreh se donte vetëm një ekip të Kategorisë Superiore dhe nuk kthehej më në të Parën.
Në një intervistë për “Super Sport” në emisionin “Fan Zone” ai e përsërit synimin e tij dhe zbulon se te të rinjtë e Tiranës shkoi me qëllimin për të arritur te ekipi i parë, por kur pa se Egbo po bënte shumë mirë ai vendosi të tërhiqej.
None found
KARANTINA- 15 ditët e para i kam vuajtur shumë pastaj shkova në Gjirokastër dhe ia kalova më mirë. Gjirokastra është zonë e gjelbër dhe pija kafe në filxhan pas kaq shumë kohësh. Na e bënë këtë koronën si gogël dhe mos na futet brenda dhe u stresova shumë. Shkova në Gjirokastër dhe bëra stërvitje dhe kisha që në 2003 që nuk bëja dhe kjo më ka bërë më të mirë. Kam nxjerrë disa materiale nga puna dhe kjo karantinë më ka bërë më të mirë.
FLAMURTARI- Unë e kam deklaruar pas ndeshjes me Kastriotin se e kam mbyllur me Kategorinë e Parë dhe dua të drejtoj në Superligë për të arritur objektivat e mia. Nuk jam tifoz me asnjë skuadër dhe unë jam profesionit e këtë punë e bëj me pasion. Dëshira ime është të punoj me një ekip mbi mesatare e pastaj 3-4 klubet e para.
VLLAZNIA- Është një ekip me tradita dhe kam luajtur një vit aty. Ka qenë një vit i vështirë pasi ka pasur vetëm 4 orë drita, por kishim president Myftar Çelën.
BLENDI SHKËMBI- Unë kam pasur kënaqësi dhe nder që kam luajtur me Shkëmbin. Kur erdhi te Teuta ai zbukuronte lojën e pastaj u binda se ishte më i mirë te Partizani.
IKJA NGA TË RINJTË E TIRANËS- Ka qenë një ekpseriencë e bukur sepse unë nuk kisha punuar me moshat. Ma ofroi Refik Halili këtë mundësi. U ndjeva mirë dhe mendova se përderisa më afroi thashë diçka ka këtu. Unë i thash që unë vij sepse synoj ekipin e parë. Dua të falenderoj të gjithë ata djem që punova sepse ishin shumë profesionië. Nuk kisha çfarë të bëja aty, pasi Egbo dhe Tirana po ecnin shumë mirë e uroj që Tirana të dali kampion.
KARRIERA- Ne do të mësojmë çdo ditë nga kjo punë. Jemi në hapat e para e shpresojmë të shkojmë sa Edi Reja që është 74 vjeç. Shpresojmë që të kemi një skuadër dhe unë nuk bëj plane për të ardhmen.
NDRYSHIMI- Në shtëpi jam shumë i urtë dhe prindërit çuditen.
SHEMBUJT- Më pëlqen karakteri i Simeones, më pëlqen loja e Guardiolës dhe vertikalizimet e Klop. Në Shqipëri kam pasur fatin të punoj me Starovën e për mua mbetet i veçantë si njeri dhe trajner. /
Volkswagen ka vendosur të pezullojë përkohësisht zhvillimin e modelit të ri elektrik ID. Golf, në kuadër të përpjekjeve për të…
Barcelona po shqyrton mundësinë e përforcimit të repartit defensiv gjatë afatit kalimtar të janarit, ndërsa në listën e emrave të…
Një ngjarje e rëndë ka tronditur Kaliforninë në SHBA, ku një 31-vjeçare shtatzënë ka humbur jetën pas të shtënave me…
Sioni ka shpëtuar një pikë në udhëtim te Luzerni, në një ndeshje ku protagonistë ishin dy futbollistët e Kosovës, Kreshnik…
Një zhvillim i ri ka tronditur sektorin financiar në Turqi. Korkmaz Enes Ergun, drejtori i përgjithshëm i Bursës së Stambollit…
Dean KlafuriçTirana pret në stadiumin e Vorës Egnatian, për ndeshjen e vlefshme të javës së 10-të të “Abissnet Superiore” [...]Read…