Rei Manaj është duke realizuar ëndrrën e tij, teksa po stërvitet krahë lojtarëve më të mirë në botë, tek Barcelona.MANAJ
Sulmuesi shqiptar kaloi në merkaton e janarit nga Albasete te Barcelona B, ndërkohë që prej disa ditësh është duke u stërvitur me ekipin e parë.
Tashmë Manaj shpreson që të marrë debutimin me ekipin e parë, pasi më parë u thirr në ndeshjen me Getafen, por qëndroi në stolin e rezervave. 22-vjeçari ka një marrëdhënie shumë të mirë me lojtarët e tjetër të Barcelonës, teksa kjo duket edhe në stërvitje ku shihet gjithmonë duke qeshur.
Së fundmi ka qenë mesfushori Ivan Rakitiç, i cili ka postuar një foto me Manajn në “Twitter”, të cilën e shoqëron me shkrimin “Hajde vëlla”.