Erling Haaland do të ketë numër të ri në fanellë.
Sezoni i ardhshëm do të jetë më ndryshe për sulmuesin norvegjez, Erling Haaland.
Faqja zyrtare e Borussia Dortmund kanë njoftuar sot se Haaland nga sezoni tjetër do të ketë numrin 9 në fanellë.
“Numër i ri, makinë e njëjtë”, thuhet në postimin e BVB.
Haaland në sezonin e parë me Dortmund ka mbajtur numrin 17 në fanellën e tij.
Tashmë, si një sulmues tipik, Haaland do të luajë me numrin 9 edhe në fanellë.